image Të burgosurit në Shqipëri kërkojnë që të dalin nga burgu pas tërmeteve

Rajon

Tërmeti/ Të burgosurit në Shqipëri kërkojnë që të dalin nga burgu pas tërmeteve

news image

Tërmeti me magnitudë 6,4 i shkallës Rihter që tronditi Shqipërinë dhe deri më tani ka lënë 21 persona të vdekur dhe mbi 600 të lënduar ka sjellë panik dhe frikë edhe tek të burgosurit, të cilët kanë bërë thirrje që të lirohen nga qelitë në mënyrë që të dalin në zonën e ajrimit.

“Kërkojmë të na nxjerrin nga qelitë në zonën e ajrit”, shprehen disa prej tyre që ndodhen në burgun e Fushë Krujës të trembur duke kërkuar ndihmë.

Të dënuarit kanë përplasur dyert e burgjeve duke kërkuar që të lirohen.

Ndërsa si pasojë e shkatërrimit të ndërtesave dhe shtëpive shumë qytetarë janë detyruar që natën ta kalojnë në ambiente të hapura edhe përkundër natës së ftoftë.

Në Thuman vazhdojnë që të ngritën tendat e qëndrimit për qytetarët. /Gazeta Sinjali/