Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
SHKK’ja ka bërë me dije se këto maska kushtojnë vetëm 10 cent për copë dhe përmes tyre synohet ulja e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe luftimin e përhapjes së pandemisë Covid -19 nëpër të gjitha institucionet korrektuese.
“Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/