Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si Tayna, është njëra prej rep-artisteve më të përfolura shqiptare.
Krahas muzikës ajo është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në profilin e saj në Instagram, Tayna ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet mjaft tërheqëse.
“E vetë dashunume, dashni e pashume. Zemren vetit s’ja thej, perjetsi e pakushtzume”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit të publikuar, kështu duke treguar që është e dashuruar në vetën.
Rep-artistja ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira.
Ndryshe, “Sicko” është projekti i fundit muzikor i Taynës. Kënga është publikuar në muajin tetor dhe deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/