Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si Tayna, do t’i dhurojë paratë e koncertit të ardhshëm për familjen e Abazi nga Gjilani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë rep-artistja përmes një bisede telefonike në emisionin “NIN”, transmeton Gazeta Sinjali.
Dy vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29-vjeçar u nxorën dje pa shenja jete nën rrënojat e një hoteli në Durrës që u shemb si pasojë e tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë.
Deri më tani zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes janë konstatuar 31 viktima./Gazeta Sinjali/