image "Tash të kisha bë tokë veç e kam mik të mirë djalin tënd", drejtori i Kulturës në Skënderaj kërcënon gazetarin, reagon AGK

Kosovë

Reagim/ “Tash të kisha bë tokë veç e kam mik të mirë djalin tënd”, drejtori i Kulturës në Skënderaj kërcënon gazetarin, reagon AGK

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim lajmin se drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Skenderaj, Ramiz Shala ka kërcënuar fizikisht korrespondentin e gazetës “Zëri”, Kajtaz Gecaj, për shkak të një shkrimi të publikuar “Sivjet Komuna e Skenderajt pagoi katër portale, asnjëri lokal.” Ku përmendet emri i tij.

Sipas komunikatës së AGK-së,  gazetari ka thënë se është kërcënuar nga Shala se do ta sulmojë fizikisht nëse edhe njëherë ia përmend emrin në gazetë  dhe de do ta dëmbojë edhe nga zyra ku punon  në objektin e ish-TMK-së.

AGK e fton drejtorin Shala të distancohet nga kjo qasje e patolerueshme dhe në rast se ka pretendime ndaj shkrimeve të realizuara nga Gecaj, t’i ndjek rrugët ligjore dhe asesi të mos përdorë gjuhë kërcënuese ndaj gazetarit.

AGK inkurajon gazetarët që të mos zbrapsen nga kërcënimet e tilla ndërsa rastet e pengimit në punën e tyre profesionale t’i lajmërojnë gjithsesi edhe në polici./ Gazeta Sinjali/

Në vijim postimi i plotë i AGK-së