image Tash e 11 vjet shtetasit e Shqipërisë udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së

Shqipëri

Tash e 11 vjet shtetasit e Shqipërisë udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së

news image

Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor të vitit 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në 27 vendet e zonës Shengen, raporton TCh.

Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike./GazetaSinjali/