Interi ka filluar përgatitjet për merkaton verore ku pritet të sjellë emra të ri në ekip.
Njëri nga emrat e fundit që po përmendet është Matheus Cuhna, transmeton Gazeta Sinjali.
21 vjeçari luan për ekipin e Hertha Berlin dhe ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave.
Cunha erdhi në janar në Hertha. Ai në të kaluarën luante për Leipzigin./Gazeta Sinjali/