Talebanët nuk do të lejojnë më që shtetasit afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit, për shkak të situatës kaotike atje, tha të martën më 24 gusht zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.
Ai gjatë një konference për media u shpreh se njerëzit e mbledhur në aeroport duhet të shkojnë në shtëpi, duke shtuar se siguria e tyre do të garantohet.
Muhaid tha se në mënyrë që të evakuohen, Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë që të ftojnë njerëzit në aeroport.
“Ne kërkojmë nga amerikanët”, tha ai “që të mos inkurajojnë afganët që të largohen… ne na duhet talenti i tyre”.
Mujahid gjithashtu tha se nuk mendon se afati për evakuimin nga Kabuli do të shtyhet.
Përkundër shpresës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden që deri më 31 gusht të mund të tërhiqen të gjitha forcat amerikane ai po përballet me presion nga aleatët evropianë dhe Britania që ky afat të zgjatet.
Sipas Mujahid, ka kohë të mjaftueshme që shtetasit e huaj të largohen deri më 31 gusht dhe tha se talebanët “nuk janë në favor” që shtetasit afganë të lejohen të largohen.
Mediat afgane kanë rifilluar punën dhe po ashtu janë rihapur spitalet, shkollat, universitetet dhe qeveria lokale, tha ndër të tjera zëdhënësi i talebanëve.
Afganët po fshihen për t’i shpëtuar ekzekutimit nga talebanët.Rreth 50.000 të huaj dhe afganë janë larguar nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit, që prej se talebanët morën kontrollin e Kabulit, ka thënë Qeveria amerikane. /GazetaSinjali/