image Arrestohet pas dy muajsh në arrati i dyshuari për tentim vrasjen në Kodrën e Trimave

Siguri

Arrestohet pas dy muajsh në arrati i dyshuari për tentim vrasjen në Kodrën e Trimave

news image

Foto ilustruese


Të enjten e 6 tetorit në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kishte mbetur i plagosur një person. Viktima ishte dërguar me urgjencë në spital, ndërsa i dyshuari kishte arritur që të arratisej nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit.

32-vjeçari është paraqitur në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/