Taksisti 32-vjeçar G.Sh (emër i njohur për redaksin), ka mbetur sonte i plagosur rreth orës 21:00 në rrugën “George Bush”, në Prishtinë.
Ai dyshohet se u plagos nga I.I, i cili e qëlloi me dy plumba. Sinjali ka mësuar për gjendjen shëndetësore të taksistit, i cili u dërgua me autoambulancë në Emergjencën e QKUK-së.
Burimet brenda kësaj klinike kanë bërë të ditur për Sinjalin se 32-vjeçari është plagosur me dy plumba, një në këmbë dhe një në bark.
Për momentin, sipas këtyre burimeve gjendja e taksistit është e rëndë dhe i njëjti është duke u trajtuar nga stafi mjekësor.
Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal që viktima kishte me të dyshuarin 33-vjeçar, I.I. i cili po ashtu është taksist.
33-vjeçari përfundoi në prangat e Policisë dhe iu sekuestrua arma që përdori për ta plagosur viktimën.