image Sulmoi Policinë me armë vitin e kaluar, Gjykata merr vendim për serbin e arrestuar në Jarinjë

Drejtësi

Sulmoi Policinë me armë vitin e kaluar, Gjykata merr vendim për serbin e arrestuar në Jarinjë

news image

Foto ilustruese


Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Miljan Adzic, 30-vjeçar, i cili dyshohet se kishte sulmuar me armë zjarri pjesëtarët e Policisë së Kosovës, vitin e kaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se Adzic i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“I pandehuri me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të peshës së veprave penale për të cilat ngarkohet, e këtë lehtë mund ta bëjë kur merret për bazë fakti se i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë ashtu që do të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, po ashtu ekziston rreziku se me lënien në liri i njëjti mund të fsheh, asgjësojë, apo ndryshojë provat që duhen të merren gjatë fazës së hetimeve, andaj sipas vlerësimit të Gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurit në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/