image “Taksiratlia” pa patentë shofer aksidentohet me veturën e policisë dhe ikë nga vendi i ngjarjes, shokut të tij pasagjer i gjendet "boks hekuri" - Sinjali

“Taksiratlia” pa patentë shofer aksidentohet me veturën e policisë dhe ikë nga vendi i ngjarjes, shokut të tij pasagjer i gjendet “boks hekuri”

news image

Mbrëmë rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një automjeti të Policisë, në Hajvali, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo që e bën më të pazakontë këtë aksident rezulton të jetë tentativa e shoferit të veturës civile për t’i ikur policisë pasi që nuk kishte patentë shofer dhe ishte shkaktar i aksidentit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se shoferi i veturës pas shkaktimit të aksidentit vazhdon edhe më tutje levizjen dhe në një moment ndalet, ku del nga vetura duke ikur me vrapë, kështu duke mos iu bindur urdhrit të policisë.

Por, në vendin e aksidentit është ndalur një person tjetër që ishte pasagjer në veturë, shoku i tij 19-vjeçar të cilin policia e shoqëroi në stacion për intervistim sepse gjatë kontrollës i ishte gjetur një “Boks hekuri”.

Sinjali mëson se të dyshuarit i është konfiskuar boksi i hekurit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Mbajtje, në pronësi ose posedim i paautorizuar i armës”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin