image Takimi virtual Kosovë - Serbi, Hoti dhe Vuçiq u dakorduan për dy çështje

Politikë

Takimi virtual Kosovë – Serbi, Hoti dhe Vuçiq u dakorduan për dy çështje

news image

Kosova dhe Serbia sot janë rikthyer në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me anë të një sesioni virtual.

Kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq u dakorduan për elementet kyçe të procesit dhe agjendën e takimit të 16 korrikut.

Kështu bëri të ditur i emëruari i posaçëm i Brukselit për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili theksoi se bisedimet janë kthyer sërish në binarë pas 20 muajsh ndërprerje.

“Si rezultat i takimit të sotëm, jemi pajtuar në elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet të enjten. Dua t’i falenderoj partnerët tanë për angazhimin konstruktiv të treguar sot”, u shpreh Lajçak.

Ndërkohë, përpara takimit, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se qëllimi është të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme e cila është tejet e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe vetë Bashkimin Europian. Ai gjithashtu pranoi se bisedimet nuk do të jenë të lehta. /Gazeta Sinjali