Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka publikuar pamje të vitit 2013, atëherë kur u vendosen gjashtë pikat kufitare në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri kërkon nga Qeveria që të gjejë sa më shpejtë zgjidhje për situatën e tensionuar në veri.
“Ne mars 2013 vendosem kufirin ndershteteror mes Kosoves dhe Serbise, bashk me BE-ne dhe me helikopterat e EULEX-it. Me kujtohet ndjenja e krenarise dhe gezimit qe patem une si kryenegociatore dhe gjithe ekipi im i me shume se 200 eksperteve qe punuan me perkushtim te larte dhe dijeni te shkelqyer ne dialohun e Brukselit. Prandaj gjithe ekipi im i dikurshem jam e bindur kerkojne sikur dhe une qe qeveria sa me shpejte te zgjidh situaten ne veri”, ka shkruar ajo.