image Tahiri për Mujën e VV-së: Duhej të ishte në burg, ka shitur licenca të universiteteve private

Politikë

Tahiri për Mujën e VV-së: Duhej të ishte në burg, ka shitur licenca të universiteteve private

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujën, se ka shitur licenca të universiteteve private, raporton Gazeta Sinjali.

Tahiri thotë se për këtë gjë Muja duhet të ishte në burg, e jo kryetar i Komisionit për Financa.

Tahiri tha se Mujës i është vjetruar lënda dhe i është parashkruar sepse s’ka mundur të gjykohej.

“Kryetari i Komisionit për Financa, (i VV-së) ai realisht do duhej të ishte në burg, sepse ai ka shitur licenca të universiteteve private — z. Muja, Armend Muja”, është shprehur Tahiri.

“Atij i është parashkruar lënda. Parashkrim do të thotë se është vjetruar lënda edhe s’ka mundur të gjykohej”, ka thënë ai në T7.

“Ai asnjëherë s’ka qenë i yni, ai ka qenë një keqpërdorues”, shtoi Tahiri.

Muja ironizoi mbrëmë me gabimet drejtshkrimore që Tahiri kishte bërë në formularin për regjistrim si deputet i legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/