image Tahiri: Osmani s’arriti të takohet me Blinken, Kurti s’u ftua në samit, çfarë rënie në marrëdhëniet me SHBA-në

Politikë

Tahiri: Osmani s’arriti të takohet me Blinken, Kurti s’u ftua në samit, çfarë rënie në marrëdhëniet me SHBA-në

news image

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mosftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë.

Tahiri ka thënë se presidentja nuk ka arritur të takohet me Sekretarin e shtetit Antony Blinken, kurse kryeministri Kurti s’është ftuar fare në Samitin e Demokracisë.

“Presidentja nuk arriti ta takoj as Sekretarin e shtetit amerikan, Ministrja e jashtme mberriti vetem deri ne Iowa, ndersa Kryeministri fare nuk u ftua ne Samitin e demokracise… Cfare renie ne marredheniet Kosove- SHBA! Cfare demtimi i interesave shteterore”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/