image Tahiri: Nëse nuk ndodh kjo gjë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë luftë

Kosovë

Dialogu/ Tahiri: Nëse nuk ndodh kjo gjë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë luftë

news image

Stopimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk është bllokuar nga taksa, por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve. Derisa pa njohjen reciproke mes dy shteteve në kufijtë aktual nuk mund të ketë paqe në rajon, por luftë.

Kështu u tha sot në konferencën e Institutit Demokratik të Kosovës që ka organizuar mbi rrugën finale të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast u kërkua rinisja e dialogut mes dy shteteve dhe zbatimi në praktikë i rreth 33 marrëveshjeve të arritura më herët mes Kosovës dhe Serbisë para marrëveshjes finale.

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri duke kritikuar pretendimet për ndryshime të territoreve, tha se nëse nuk ka njohje të qëndrueshme me Serbinë  me kufijtë aktualë, do të ketë luftë.

Tahiri bëri thirrje gjithë skenës politike në Kosovë që të mendojnë në mënyrë gjeopolitike, pasi opsionet që janë vënë në tavolinë për ndryshime të kufijve janë të dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Dialogu nuk është ndal për taksën është ndal për çështjen që ke tu u rrezikuar Kosova. Një Kosovë që vështirësi e ka fituar të drejtën për pavarësi…Pa njohje reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Do të ketë luftë, siç i kemi mbrojtur 100 vjet i mbrojmë prapë”, tha Tahiri.

Ish-deputeti nga komuniteti serb në Kosovë,  Nenad Rashiq kërkoi largimin e taksës në mënyrë që të rinisë dialogu me Serbinë. Ai theksoi nevojën që serbët e Kosovës të inkuadrohen në procesin e këtij dialogu, teksa shtoi se idetë për ndryshimin e kufijve janë të dëmshme për gjithë rajonin.

“Jam absolutisht i bindur se po të kishte çfarëdo ndryshimi kufijsh do të krijonte një efekt zinxhiror në të gjithë rajonin, madje dhe më gjerë. Për këtë arsye mendoj se përgjegjësia e BE-së është dukshëm më e madhe se ne e shfaqim…  Mënyra e vetme pra është dialogu. Por dialogu që do të kishte qëllim pajtimin, jo dialog për fatin e keq e kemi tani. Por një dialog që do të sillte tek pajtimi. Në këtë dialog duhet të jenë të aktiv edhe serbët e Kosovës, jo kështu siç është situata tani”, tha ai.