image Tahiri: Kurti degradoi me pagat ndaj mjekëve e policëve, ia rriti pagën vetes dhe ministrave të tij

Politikë

Tahiri: Kurti degradoi me pagat ndaj mjekëve e policëve, ia rriti pagën vetes dhe ministrave të tij

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar qeverinë aktuale rreth çështjes së pagave.

Tahiri i ka quajtur “degradim” pagat ndaj mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve e disa kategorive të tjera, ndërkohë që – siç thotë ai – kryeministri ia ka rritur pagën vetes dhe ministrave të tij.

Sipas tij, ky veprim është “vulë” për dekurajimin e profesionstëve që të qëndrojnë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta, qeveria e Albin Kurtit degradon pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civil si dhe shumë kategorive të tjera që paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa ia rritë pagën kryeministrit dhe ministrave. Ky veprim degradues, është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë.

/GazetaSinjali/