image Tahiri: Kosova sot është në ditët më të vështira që nga paslufta

Politikë

Tahiri: Kosova sot është në ditët më të vështira që nga paslufta

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se partia e tij po reformohet dhe po fuqizohet që Kosovës dhe shoqërisë t’i ofrojë një projekt politik me perspektivë.

Sipas Tahirit, PDK nuk është premtim e as synim por realitet i shprehur në çdo nivel qeverisje lokale e në çdo nivel strukture partiake.

“Partia Demokratike e Kosovës po reformohet e fuqizohet që Kosovës dhe shoqërisë tonë t’i ofrojë një projekt politik me perspektivë, për vendin dhe për të ardhmen. Koncepti i barazisë gjinore 50 me 50, që tashmë në PDK nuk është premtim e as synim por realitet i shprehur në çdo nivel qeverisje lokale e në çdo nivel strukture partiake, sot është plotësuar me gjithë përfshirjen e të rinjve dhe të rejave anekënd Kosovës, nën platformën e zërave që duhet të dëgjohen.” – ka shkruar Tahiri.

Ai tutje ka thënë se Kosova është në ditët më të vështira që nga paslufta, dhe sipas tij PDK dhe kryetari, Memli Krasniqi do ta nxjerrin Kosovën nga ky vakum.

“Nën udhëheqjen e Memli Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të gjerë nëpër të gjitha strukturat politike, PDK-ja sot është afër qytetarëve, afër të rinjve, i di dhe i kupton nevojat e tyre, si dhe i ka zgjidhjet që i duhen Kosovës për ta kaluar hendekun e kësaj krize kolektive si pasojë e pushtetit të paaftë. Na presin shumë punë por rrugën që kemi para vetës nuk do ta ndalim për asnjë çast. Kosova sot është në ditët më të vështira që nga paslufta. PDK-ja dhe Kryetari Krasniqi do ta nxjerrin Kosovën nga ky vakum.” – ka përfunduar ai.

/GazetaSinjali/