image Tahiri: Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës

Politikë

Tahiri: Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se sot Komiteti i Përhershëm i Këshillit të Evropë do ta marrë një vendim të rëndësishëm për Kosovën.

Tahiri, i cili po qëndron në Parlamenti i Latvisë ku do të mbahet takimi, ka bërë me dije se ky komitet sot do të voton për emërimin e dy avokatëve eminentë për vlerësim e legjislacionit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një hap i tillë është i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Po lajmërohem nga Parlamenti i shtetit të Latvisë në Riga, ku do të ndodhë një takim i rëndësishëm i Këshillit të Evropës. Do të ketë takim Komiteti i Përhershëm, i cili do të marrë një vendim me rëndësi të votimit dhe emërimit të dy avokatëve eminentë. Do të bëjë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Tahiri, duke falënderuar aleatët e Kosovës për mbështetjen në këtë proces.

“Dua të falënderoj shumë miqtë tanë, shtetet mike që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Po ashtu, është e rëndësishme që Kosova të jetë prezent, të reflektojë dhe të prezantojë të vërtetën e vet. E vërteta jonë është që jemi gati për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës dhe se legjislacioni jonë është shumë i avancuar në këtë temë’, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/