Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas debatit të sotëm në Kuvend të Kosovës, që në mungesë të kourumit dështoi miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Tahiri tha se duhet të jemi të qartë për obligimet që duhet marrë para qytetarëve të Kosovës sepse sipas tij me këtë qasje dobësohet krebiliteti negociues i Kosovës kundrejt intitucioneve financiare ndërkombëtare, transmeton Gazeta Sinjali.
Tutje Tahiri ka theksuar se tani është koha t’i kthehemi interesit publik e qytetar dhe të jemi më të përgjegjshëm karshi sfidave.
“E kuptoj shumë mire politikën ditore, por është koha e fundit t’i kthehemi interesit publik e qytetar, të jemi më pragmatik e më të përgjegjshëm karshi sfidave. Debati duhet t’i shërbejë zgjidhjeve dhe konsensusit, dhe assesi përplasjeve e problemeve ngatërrestare pa fund”, ka shkruar Tahiri. /Gazeta Sinjali/