Policia e Kosovës ka arrestuar një punëtor shëndetësor të Spitalit të Gjakovës, “Isa Grezda”, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar ushtruesin e detyrës së drejtorit në këtë spital, Ardian Jusufin, mëson Gazeta Sinjali.
Jusufi ka raportuar në Polici se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës e kishte telefonuar duke i thënë:
“Pse ma ki ndrru vendin e punës. Ta shker***** nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë”.
Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.