image Szunyog: Kodi Civil do ta modernizojë Kosovën

Kosovë

Szunyog: Kodi Civil do ta modernizojë Kosovën

news image

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur pas përmbylljes së Projektit të BE-së për mbështetje në hartimin e Kodit Civil duke thënë se ky kod do ta modernizojë shoqërinë e Kosovës.

Shënohet përmbyllja e Projektit të BE-së për mbështetje në hartimin e Kodit Civil

“Është vërtet një kënaqësi për mua që të jem sot këtu dhe ta shënoj fundin e këtij projekti shumë të rëndësishëm të cilin e kemi financuar por edhe kemi ofruar ekspertë si Bashkim Evropian”, ka thënë Szunyog.

“Ky është një projekt që ka zgjatur për gjashtë vjet dhe sapo e diskutuam lart se ka kaluar nëpër zyrat e gjashtë ministrave të Drejtësisë dhe mendoj që kjo është diçka që është shumë e mrekullueshme që në fund të ditës mund ta ofrojmë një draft për të cilin besojmë se është modern, përfshirës, dhe i cili mund ta modernizojë Kosovën”.

“Draftin e kemi zhvilluar me asistencën e BE-së dhe sigurohet rregullimi i të drejtës së pronës, pronësisë, të drejtës familjare, me detyrimet dhe trashëgiminë, të gjitha këto çështje grupohen në një dokument të vetëm i cili është i qasshëm për të gjithë”.

Ambasadori tha që dobitë e këtij legjislacioni sigurojnë barazi gjinore dhe mbrojtje të fëmijëve, të pozicionit të çifteve të gjinisë së njëjtë, dhe tani pret që ky draft të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

“Dobitë e këtij legjislacioni janë sigurimi i barazisë së grave në ligjin për Familjen, në Ligjin për Trashëgiminë dhe në të drejtat e pronës, si dhe në rritjen e mbrojtjes së fëmijëve, rregullimin e pozicionit të çifteve të gjinisë së njëjtë”.

/GazetaSinjali/