Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se duhet të shmangen konfliktet në Ballkanin Perëndimor.
Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor duhet të ruajmë paqen që konflikti të mos kthehet kurrë.
“Ndërsa BE-ja vazhdon të mbështesë Ukrainën në këto kohë të vështira me ndihmë të paprecedentë financiare, humanitare dhe ushtarake, këtu në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor ne duhet të ruajmë paqen dhe të sigurojmë që konflikti të mos kthehet kurrë në këtë pjesë të Evropës”, tha ai.