Sylvinho ka bërë një urim të veçantë për popullin shqiptar nga Brazili, për festat e fundvitit.
Ky urim i selektorit të Kombëtares së Shqipërisë vije në ditën e festës së Krishtlindjeve.
“Përshëndetje të gjithëve, ju uroj gëzuar Vitin e Ri dhe Krishtlindjet. Uroj më të mirat për të gjithë ju”, u shpreh Sylvinho në një video.
Urimi i Sylvinhos: VIDEO
Kujtojmë se Sylvinho udhëhoqi me sukses Kombëtaren shqiptare këtë vit, duke siguruar edhe kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.