image Sveçla - Veliut: Hajnat n'burg

Kosovë

Sveçla – Veliut: Hajnat n’burg

news image

Pas akuzave që ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i bëri në drejtim të ish-ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, ka reaguar ky i fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sveçla tha se do ta hetojë Veliun dhe Qeverinë Hoti edhe nëse deri atëherë do të mbetet vetëm njësia e trafikut rrugor.

“Kotët kot e kanë. Mund t’i shpërbëni gjithë njësitë e specializuara, po edhe veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t’iu hetojmë e zbulojmë. Mijëra policë mezi që presin që t’u çelet udha për ta hetuar e zbuluar vrullin tuaj korruptiv. Hajnat n’burg”, ka shkruar Sveçla në Facebook, pas akuzave që mori nga Veliu për hyrjen në dhomën e përgjimeve, për kasafortat dhe dhëniet e lejeve për lëvizje./Gazeta Sinjali/