image Ky ishte vendimi i Agim Veliut të cilin Vuçiqi e përmendi sot dhe në takimin me Kurtin

Politikë

Ky ishte vendimi i Agim Veliut të cilin Vuçiqi e përmendi sot dhe në takimin me Kurtin

news image

Një vendim i ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, duket se ka qenë pjesë e rëndësishme e bisedimeve në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Atë dokument, Vuçiqi e mori me vete në një konferencë për media dhe ua shfaqi gazetarëve duke treguar se e kishte kërkuar shfuqizimin e tij në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel. Kurti kishte refuzuar.

Vetë Veliu e kishte publikuar këtë vendim në shtator të vitit të kaluar, kur Qeveria kishte marrë vendim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave.

“Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS”, kishte shkruar Veliu, duke e konsideruar atë si lajm të mirë.

“Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Veliu.

Pika e parë e vendimit përmban shfuqizimin e një udhëzimi administrativ të vitit 2018 për regjistrimit e automjeteve me targa KS.

Me atë rast, targat KS u hoqën nga regjistri i akteve nënligjore dhe vendimi hyri në fuqi.

(1) Sinjali | Facebook