image "Mashtrues, analfabet, zhvatës", përplasen Veliu e Bulliqi

Kosovë

“Mashtrues, analfabet, zhvatës”, përplasen Veliu e Bulliqi

news image

Një përplasje virtuale ka ndodhur mes kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

Veliu, ka komentuar paraqitjen e tij në një përballje televizive, e që sipas tij, Bulliqi që dy vite qeverisje nuk ka bërë asgjë tjetër përveç mashtrime.

“Kur në një përballje televizive dalin një ish përfitues i LDK-së dhe një mohues i LDK-së, aty veç debat të argumentuar nuk mund të ketë. Ndërsa kryetari mashtrues po i thoshte të vetëmashtruarit “hajde flasim për projekte se në politikë të kam mundur”, opozitari çile gur gojën. Nuk i bënte goja t’ia numëronte mëkatet kryetarit manipulator, për dy vite mashtrim të qytetarëve”, tha ai.

Tutje Veliu ka thënë se “opozitari inferior, që e mori timonin e LDK në Llap si dhuratë, nuk e tha asnjë fjalë të vetme për punët e projektet e mëdha të bëra për qytetarët e Llapit gjatë qeverisjes së LDK-së për dy dekada”.

“Asnjë kundërshtim ndaj krekosjeve të kryetarit mashtrues, i cili po lavdërohej me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së. Asnjë fjalë e argumentim konkret për abuzimet e vazhdueshme të kryetarit arrogant me qeverisjen dhe buxhetin e Komunës”, tha ai.

Veliu ka thënë se Llapi nuk meriton një kryetar komune që arrogancën e ka si mjet komunikimi.

“Llapi nuk e meriton një kryetar komune që arrogancën e ka si mjet komunikimi dhe mashtrimin e manipulimin si formë qeverisjeje. As LDK-ja në Llap nuk e meriton ta udhëheq një person indiferent e inferior, që nuk guxon të flasë për sukseset e qeverisjes së partisë, të cilën mëton ta përfaqësojë”, është shprehur Veliu në postimin në Facebook.

https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/pfbid02F2shxPJdRm6H211XCQykgohiQdjpxLFzvzYVV9ENoK1s3M3d2pDgd9A4LvkTJKEal?cft[0]=AZUdN2SiXKit1019s4OLguAXSvTP-4XeEzSHqStFb-LjqEYq8ck_AOBYOCycTsTgaYklfKz44oFOjwgzGVvZuRijr94taB5hz9bMx4hTtXfakcm0ownSt3xT0aucTqmnLNqifkT2BXxn5SiGBnHQnEF6&tn=%2CO%2CP-R

“Dhe tash me të drejtë pyesin qytetarët, aktivistët, anëtarët e simpatizantët e LDK-së çfarë deshi dhe cili ishte qëllimi i paraqitjes në një debat televiziv i kryetarit të kontrabanduar të LDK-së në Podujevë?

“Në qoftë se ka dashur ta dëshmojë edhe njëherë paaftësinë dhe inferioritetin politik përballë një mashtruesi të ardhur aksidentalisht në krye të Komunës, atëherë ia ka dalë plotësisht. Siç ia doli edhe kryetari mainpulator ta dëshmojë paturpësinë politike, duke i numëruar si sukses projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së”, ka shkruar Veliu.

Pas kësaj deklarate të Veliut ka reaguar kryetari i Komunës së Podujevës, Shpetim Bulliqi, i cili ka thënë se Veliu përmes rrenave po përpiqet të dalë në sipërfaqe.

“Paska folur deputeti analfabet, që përveç zhvatjes së buxhetit dhe mashtrimit të qytetarëve nuk ka asnjë “kontribut” tjetër. Deputeti analfabet përmes shpifjeve e rrenave po provon të dalë në sipërfaqe, nga aty ku e fundosën qytetarët. E kot është kjo përpjekje e tij sepse Llapi nuk i duron më as analfabetët as zhvatësit”, ka shkruar Bulliqi në rrjetin e tij në Facebook.

Tutje, Bulliqi ka shtuar se Veliut nuk i ka mbetur më vend askund.

“Sidoqoftë e kuptoj pse e ka gjithë këtë frustrim, sepse si ka mbete vend më askund”, ka theksuar ai.

https://www.facebook.com/shpejtimbulliqi144/posts/pfbid02mYqs52J1WcU7n7828kGoeofyNtD8mT64xCZeQ5v5G6aYAmLgTd4Mb4GTMLojocJfl?cft[0]=AZVIJPLOB_vZZYZwby2uI1-yw6kd7XiTY6JWofvahp2XmYtWLFUw5ZrAfzHHj7WHdh4tSXNswKRT52qc2llHSq3yinpD5GOF7f3BgM7u50_RyMvqYD7MIF03gFmWw1WS_V68si7f6kQk91todHv-BQgW&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/