image Veliu: Nuk kam lidhje me tenderët për targa, Sveçla të japë llogari për hyrjet në dhomat e përgjimeve

Politikë

Veliu: Nuk kam lidhje me tenderët për targa, Sveçla të japë llogari për hyrjet në dhomat e përgjimeve

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka akuzuar ish-ushtruesin e detyrës së ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçlën, duke thënë se ky i fundit bashkë me shokët e tij duhen të turpërohen që kanë lënë qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente të tjera personale, shkruan Gazeta Sinjali.

Veliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Sveçla nuk ka kryer asnjë punë dhe se duhet të japë llogari për hyrjet në dhomat e përgjimeve dhe për kasafortën ku gjendeshin dokumente të klasifikuara.

“Njeriu, i cili gjatë qëndrimit të tij në MPB, nuk kreu asnjë punë përveç që dha leje të lëvizjes për dostat e tij, në vend se të jap llogari për hyrjet në dhomat e përgjimeve dhe për kasafortën ku gjendeshin dokumente të klasifikuara që e la të hapur kur doli, gjen kohë dhe pa fije turpi del në një emision dhe hedh akuza për procedura e tenderë, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me mua”, ka shkruar Veliu. /Gazeta Sinjali/