image Sveçla: Policia e zyrtarët e KQZ-së janë sulmuar me shok bomba

Siguri

Sveçla: Policia e zyrtarët e KQZ-së janë sulmuar me shok bomba

news image

Pas zhvillimeve në Mitrovicë të Veriut  Zubin Potok ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili theksoi se zgjedhjet janë e drejtë elementare e secilit qytetar në një vend demokratik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër.

“Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare”, tha Sveçla.

Ministri i Brendshëm theksoi më tej se sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme.

“Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cenohet nga askush”, tha Sveçla.

Ministri më tej theksoi se Policia e Kosovës, tashmë ka filluar hetimet për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë të gjithë kriminelët e përfshirë në sulmet e sotme.

“Policia do të vazhdojë angazhimet sipas mandatit të saj në gjithë Republikën e Kosovës për ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit”, ka theksuar në fund të postimit ministri Sveçla.

/GazetaSinjali/