Suxhuk i mykur është gjendur në raftet e marketit të Viva Fresh Store në Prishtinë.
Një sinjalizues ka dërguar disa fotografi duke shprehur shqetësimin për cilësinë e mishit. Ky lexues pretendon se suxhuku i paketuar është i prishur.
Në fotografitë e dërguara shihen disa pjesë të bardha, për çka lexuesi ka aluduar se është mish i prishur. Ky produkt është gjetur në pikën e Viva Fresh Store në Prishtinë që gjendet tek “Ramiz Sadiku”.