image Suspendohet polici "kauboj" që u përfshi në përleshjen me armë e sëpatë në Veternik

Siguri

Suspendohet polici “kauboj” që u përfshi në përleshjen me armë e sëpatë në Veternik

news image

Zyrtari policor, Shkëlqim Sadiku, i cili ishte përfshirë dje në përleshjen me armë zjarri dhe sëpatë në Veternik të Prishtinës është suspenduar për 72 orë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja se Sadiku ka qenë me një familjar të tij dhe kanë bërë vozitje provokuese, me ç’rast ka reaguar një qytetar duke ua tërhequr vërejtjen.

Pas reagimit të qytetarit, zyrtari policor si ‘kauboj’ e ka ndërprerë qarkullimin dhe i është vërsulur me armë zjarri atij.

Inspektorati Policor i Kosovës e ka suspenduar për 72 orë Sadikun, pasi që nxjerrja dhe drejtimi i armës në atë mënyrë në vend publik është në kundërshtim me Rregulloren për Përdorimin e Armës dhe Ligjin e Policisë.

Burime të njëjta kanë bërë të ditur se ndaj tij tashmë është iniciuar hetim penal./Gazeta Sinjali/