image Suspendohet nga puna gardiani që bashkë me rreshterin policor u përfshinë në një përleshje të fëmijëve

Drejtësi

Suspendohet nga puna gardiani që bashkë me rreshterin policor u përfshinë në një përleshje të fëmijëve

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar korrektues, me inicialet F.H. është pezulluar nga puna, pasi që në bashkëkryerje i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Gjatë ditës së djeshme, Gazeta Sinjali raportoi se tre të dyshuarit për këtë vepër janë vëllezër, njëri prej të cilëve është rreshteri i Policisë së Kosovës, Sokol Hergaja, ndërsa mësohet se tjetri, gardiani i burgut, është Fatmir Hergaja.

Sokol e Fatmir Hergaja dyshohen se së bashku me vëllaun e tyre kishin shkuar në rrugën “Rrustem Statovci”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, aty ku edhe ndodhi përleshja e fëmijëve, me qëllimin për “të nxjerrë hakun” e të birit të Sokolit. / Gazeta Sinjali/