image Suspendohen dy gardianë të Burgut të Sigurisë së Lartë në Dyz

Kosovë

Hetim/ Suspendohen dy gardianë të Burgut të Sigurisë së Lartë në Dyz

news image

Dy gardianë janë suspenduar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz. Florent Gashi, zëdhënës i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konfirmuar lajmin.

“Po, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy gardianët e BSL-së, dhe  meqenëse Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet rreth këtij rasti,  për momentin ne nuk mund të ndajmë informata më të hollësishme në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së për Express.

Gashi ka bërë të ditur gjithashtu kanë informacione se policia është në përfundim të hetimeve për këtë rast.

“Me sa jemi në dijeni, Policia e Kosovës është në përfundim të hetimeve dhe sapo të marrim njoftimin nga policia, sigurisht se do të ndajmë me ju çdo informacion”, thuhet në përgjigje.

Policia e Kosovës që po kryen hetimet për këtë çështje nuk ka dhënë informacione të tjera për rastin.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju lutemi t’i adresoheni autoriteteve kompetente, ne rastin e mundshëm te suspendimit te gardianeve Shërbimit Korrektues, ndërsa për çështjet tjera organeve te drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e PK