image Suspendohen dy policë në Ferizaj, po pinin kafe në orar të punës

Kosovë

'Dënimi'/ Suspendohen dy policë në Ferizaj, po pinin kafe në orar të punës

news image

Dy zyrtarë policorë në qytetin e Ferizajt, janë suspenduar nga vendi i tyre i punës për shkak se të njejtit para dy ditësh nuk kanë respektuar urdhërin e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës për mosfrekuentim të kafeneve gjatë orarit të punës.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, Agim Gashi, në një prononcim për Gazeta Sinjali ka konfirmuar se dy zyrtarë policorë janë suspenduar.

“Për arsye të mos respektimit të urdhërit të Drejtorit të përgjithshëm të PK-së,për mos frekuentimin e lokaleve-kafiterive gjatë orarit të punës apo shfrytëzimi i pushimit të pa-autorizuar në këto lokale, janë suspenduar dy zyrtarë policorë të SP Ferizaj”, ka thënë Gashi.

Rasti është proceduar në Drejtorinë e Hetimeve të Brendshme në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm./ Gazeta Sinjali/