image Suspendohen rreth 3 mijë punonjës francez pasi nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit

Evropë

Suspendohen rreth 3 mijë punonjës francez pasi nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit

news image

Rreth 3000 punonjës shëndetësorë në Francë janë suspenduar nga puna sepse nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.

Një vendim i tillë, i cili hyri në fuqi të mërkurën, e bëri vaksinimin të detyrueshëm për stafin e shërbimit të kujdesit shëndetësor, shtëpisë së kujdesit dhe të zjarrit, i cili përbën 2.7 milionë njerëz.

Por, ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha të enjten se “shumica e suspendimeve janë të përkohshme”.

Shumica prej tyre tani janë dakord që të marrin dozën sepse “ata po e shohin se vaksinimi është një realitet”, tha ai, shkruan BBC.

Vendimi vlen për të gjithë doktorët, infermierët, stafin në zyrë dhe vullnetarët.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi së pari punëtorët për ndryshimin e rregullit më 12 korrik, duke i paralajmëruar ata se do t’iu nevojitet të merrnin të paktën një dozë deri më 15 shtator ose të jepnin dorëheqjen nga puna e tyre.

“Unë jam i vetëdijshëm për atë që po kërkoj nga ju dhe e di që ju jeni gati për këtë angazhim, në njëfarë mënyre kjo është detyrë e juaj”, kishte thënë atë kohë Macron.

Pas njoftimit të presidentit, Doctolib, uebfaqja që njerëzit përdorin për të caktuar terminë për marrjen e dozave të vaksinës, ra pasi shumë njerëz tentuan të kyçen aty.

Por tash edhe pse vendimi mbetet në fuqi, mijëra persona ende refuzojnë të marrin vaksinën dhe ka frikë se do të ketë ndërprerje në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Në vetëm një spital në Nice në Francën jugore, për shembull, pothuajse 450 punëtorë janë suspenduar – duke shkaktuar protesta jashtë ndërtesës. /GazetaSinjali/