image Supremja refuzon ankesat e Bekim Jasharit ku akuzonte për vjedhje votash në Skenderaj

Supremja refuzon ankesat e Bekim Jasharit ku akuzonte për vjedhje votash në Skenderaj

news image

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të pabazuar, ankesat e Listës së Pavarur të Bekim Jasharit, të cilat i kishte bërë mbi pretendimet për vjedhje të votave me sistemin  e ‘”trenit bullgar’’ në zgjedhjet e 17 tetorit.

Mes tjerash njëra prej ankesave, madje është hedhur poshtë si e palejuar.

”Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021. Ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.637/2021 hidhet si e palejuar”.

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, njoftoi një ditë pas zgjedhjeve, se ka dërguar 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rreth procesit të zgjedhjeve lokale./GazetaSinjali/