image Superliga vazhdon edhe sot me dy ndeshje, derbi në Pejë dhe Prizren

Basketboll

Superliga vazhdon edhe sot me dy ndeshje, derbi në Pejë dhe Prizren

news image

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sporti në Sinjali.

Vëmendja kryesore e ditës së sotme do jetë në palestrën ‘Karagaçi’, aty ku nga ora 15:00 takohen Peja dhe Sigal Prishtina. 

Pejanët momentalisht renditen në pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë, kurse prishtinasit të parafundit (të shtatit) me 18 pikë.  

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00 në ‘Sezai Surroi’. 

Prizrenasit renditen në pozitën e dytë me 24 pikë, kurse suharekasit janë në pozitën e pestë në tabelë me 22 pikë. 

/Sporti në Sinjali/.