image Superliga e basketbollit do të sjellë disa derbi në fundjavë

Basketboll

Superliga e basketbollit do të sjellë disa derbi në fundjavë

news image

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Sporti në Sinjali.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të shtunën në ora 15:00, ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës.

Deri tani, Rahoveci është në vendin e parë me 12 fitore dhe katër humbje, kurse Sigal Prishtina ka katër fitore dhe 12 humbje.

Këtë ditë, do jetë edhe ndeshja e Ponte Prizrenit me Pejën.

Ditën e dielë, do e kemi ndeshjen e Trepçës me Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi me Vëllaznimi.

/Sporti në Sinjali/