Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Sporti në Sinjali.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të shtunën në ora 15:00, ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës.
Deri tani, Rahoveci është në vendin e parë me 12 fitore dhe katër humbje, kurse Sigal Prishtina ka katër fitore dhe 12 humbje.
Këtë ditë, do jetë edhe ndeshja e Ponte Prizrenit me Pejën.
Ditën e dielë, do e kemi ndeshjen e Trepçës me Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi me Vëllaznimi.