image Superkupa e Kosovës: Ndërpritet ndeshja mes Trepçës dhe Pejës, 'Torcidat' largohen nga salla

Basketboll

Superkupa e Kosovës: Ndërpritet ndeshja mes Trepçës dhe Pejës, ‘Torcidat’ largohen nga salla

news image

Ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në Basketboll mes Trepçës dhe Pejës, ka filluar menjëherë me tensione.

Kjo për shkak të të dy tifozërive, ‘Torcidave’ dhe ‘Shqiponjave’ të cilët kanë shkaktuar probleme në tribina.

Kësisoj ndeshja është ndërprerë teksa ka mbetur edhe 1 minutë në çerekun e dytë, me trajnerin e Pejës, Rami Hadar i cili largoi lojtarët e tij nga parketi.

Tifozët mitrovicas janë urdhëruar që lëshojnë tribunat pas hudhjes së gjësendeve, përpara se të nisë sfida.

/GazetaSinjaliSport/