image Rikthehet futbolli evropian, Liverpooli dhe Man City zhvillojnë sot finalen e Superkupës

Futboll

Rikthehet futbolli evropian, Liverpooli dhe Man City zhvillojnë sot finalen e Superkupës

news image

Liverpooli dhe Manchester City do të zhvillojnë sot finalen e Superkupës së Anglisë, e njohur si ‘Community Shield’.

Fituesi i Premier Ligës dhe fituesi i Kupës FA, do të përballen sot në stadiumin “King Power Stadium” të Leicesterit, me fillim nga ora 18:00.

Liverpooli ka qenë në finale të Superkupës në tre nga katër vitet e fundit, duke u mposhtur në secilën prej tyre. Triumfi i fundit i tyre në finale është në vitin 2006 kur kishin mposhtur Chelsean 2-1.

Man City ndërkohë do ta luajë finalen e Superkupës për të dytin vit radhazi dhe do të kërkojë triumfin, pas humbjes në finalen vitin e kaluar ndaj Leicester.

Man City dhe Liverpooli për herë të fundit në ‘Community Shield’ u takuan në vitin 2019, ku ‘Citizens’ kishin fituar përmes penalltive.

Skuadra më e trofeshme në këtë kompeticon është Manchester United, me 21 tituj, e ndjekur nga Arsenali me 16, dhe Liverpooli 15.

/GazetaSinjaliSport/