Paris Saint-Germain transferoi verën e kaluar yllin më të ndritshëm në kupën qiellore të futbollit. Leo Messi iu bashkua Kylian Mbappé dhe Neymar duke formuar një sulm galaktik, nga një planet tjetër. Një treshe që trembi Francën dhe Evropën… derisa u paraqitën në fushë.
“Do të më duhet të shtoj eksitimin kolektiv për t’i parë ata të tre së bashku”, thoshte Mauricio Pochettino përpara se t’i bashkonte të tre kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, ‘MNM’ nuk ka pasur suksesin e pritur deri më tani. Lëndimi i rëndë në kyçin e këmbës së majtë të Neymar (ai ishte jashtë për më shumë se dy muaj midis nëntorit dhe shkurtit), forma e Leos dhe koronavirusi kanë bërë që treshja e PSG-së të mos arrijnë suksesin e bujshëm.
Me Mbappé, Neymar dhe Messi si startues, PSG ka fituar katër ndeshje, dy barazime dhe tre ka humbur. Ata kanë fituar vetëm 44% të të gjitha takimeve të tyre së bashku, shkruan marca, përcjell Gazeta Sinjali Sporti.
Trajneri argjentinas ka provuar me tre në krye në 4-3-3 ose me tre të shpërndarë së bashku me Di María në 4-2-3-1.