image Supë orizi me mëlçi pule

Recetë/ Supë orizi me mëlçi pule

news image

Supa e orizit është një pjatë shumë e mirë që pëlqehet si nga të mëdhenjtë, por gjithashtu edhe nga fëmijët. Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë.

Përbërësit:

150 gr oriz, 1,5 lt brodo ose ujë, 2 lugë vaj ulliri, 1 qepë, 200 gr mëlçi pule, pak kripë dhe pak piper (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Filloni përgatitjen duke prerë mëlçitë në copa të vogla.

Në një tenxhere hidhni brodon ose ujë. Shtoni në të orizin e larë, qepën e qëruar, të cilën e lini të paprerë në mënyrë që supa të marrë shijen e saj.

Gjithashtu shtoni edhe mëlçitë e prera, pak kripë dhe mbuloni tenxheren me kapak. E leni të zihet me zjarr jo shumë të fortë.

Në gjysmën e zierjes së orizit shtojini një gotë ujë të ftohtë, në këtë mënyrë do të trashet më mirë lëngu. Mbuloni tenxheren me kapak dhe e leni të zihet akoma.

Pasi është bërë gati, fikini zjarrin dhe e leni akoma disa minuta të mbuluar me kapak.

Më pas hidhni supën në pjata. I hidhni sipër pak piper sipas dëshirës ose dhe pak lëng limoni.