image Supë me fasule dhe domate - receta e duhur për stinën e dimrit

Recetë/ Supë me fasule dhe domate – receta e duhur për stinën e dimrit

news image

Kjo është një supë e mbushur me vlera ushqyese, e cila është tejet e shijshme dhe e përshtatshme për stinën e ftohtë të dimrit.

Kjo recetë përgatitet për 20 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 400 gr domate, 2 lt lëng perimesh, 4 karota (të pastruara dhe të prera në kubikë), 420 gr fasule të konservuara (të përziera),175 gr spinaq dhe 1 lugë pesto (nga speci i kuq).

Përgatitja: Fërgoni domatet pak dhe më pas shtoni karrotat, lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë për 15 minuta. Shtoni spinaqin, të cilin e keni larë dhe shtoni gjithashtu fasulet, e peston e specit. Lërini të ziejnë të gjitha bashkë për 2-3 minuta dhe rregullojini më pak vaj ulliri dhe erëzat që dëshironi.

Shërbejeni me bukë të thekur ose bukë fshati./Gazeta Sinjali/