image Speca të fërguar me djathë

Recetë/ Speca të fërguar me djathë

news image

Nëse dëshironi të përgatitni një drekë të shpejtë dhe shumë të shijshme, atëherë receta e specave të fërguar me djathë është e duhura.

Ja si ta përgatisni këtë recetë:

Përbërësit: 3 speca, 3 feta djathë, 2 thelpinj hudhre, 1 vezë, rigon dhe domate qershi.

Përgatitja: Djathin thërrmojeni, shtoni hudhrën e grirë imët, vezët dhe rigonin dhe të gjitha bashkoni mirë. Specave pritjani bishtat dhe pastroni nga farat. Mbushni me përbërjen nga djathi dhe fërgoni shkurt nga të gjitha anët në vaj, të mbuluar. Para përfundimit shtoni domatet qershi./Gazeta Sinjali/