image Bullgur me mish pule- recetë e shpejtë dhe super e shijshme për drekë

Recetë/ Bullgur me mish pule- recetë e shpejtë dhe super e shijshme për drekë

news image

Kombinimi i bollgurit me mishin e pulës dhe perime, është një recetë mjaft e thjeshtë që përgatitet shpejt, e që njëkohësisht është shumë e shijshme.

Kjo recetë përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 1 gotë bollgur, 200 ml ujë, vaj ulliri, 1 spec jeshil, ½ karrotë, 200 gr mish pule, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja: Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni për të zierë bullgurin kokërmadh. Duhet të dini që një gotë bullgur kërkon dy gota ujë dhe koha e zierjes ju merr 15 minuta. Shtojini pak kripë dhe piper të zi.

Në një tigan ku keni shtuar më parë vaj ulliri, vendosni për të skuqur specin dhe karotën e prerë imët.

Shtoni mishin e pulës, pak ujë dhe marinojini me kripë e piper të zi. E lini rreth 10 minuta.

Në fund shërbeni bullgurin në një pjatë dhe sipër i shtoni perimet e skuqura me mishin e pulës./Gazeta Sinjali/