image Kifle me qershi dhe fruta të thata - recetë e duhur për mëngjesin e sotëm

Recetë/ Kifle me qershi dhe fruta të thata – recetë e duhur për mëngjesin e sotëm

news image

Niseni ditën mirë duke shijuar kiflet me qershi dhe fruta të thata.

Kjo recetë përgatitet për 50 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 1 e 2/3 kupë miell, 1/3 kupë pluhur arrë kokosi (i pasheqerosur), 1 lugë çaji pluhur pjekës, 1 lugë çaji sodë, 1/2 lugë çaji kripë (e imët), 2 kokrra vezë (të mëdha), 3/4 kupë sheqer kaf, 1/2 kupë kos, 1/2 kupë qumësht, 1/2 kupë vaj vegjetal, 1 kupë qershi të thata dhe 1 kupë fruta të thata (tërshërë, granola).

Përgatitja: Vendoseni grilën në mes të furrës dhe ngroheni në temperaturën 204° C. Lyejeni me yndyrë ose vendosni letër furre në një tavë standarde me 12 kupa për kifle. Në një tas të madh përzieni miellin, pluhurin e arrës së kokosit, pluhurin e pjekjes, sodën dhe kripën. Në një tas tjetër më të vogël përzieni bashkë vezët, sheqerin, kosin, qumështin dhe vajin derisa të mos ketë kokrriza dhe sheqeri të jetë tretur i gjithi.
Hidhni përzierjen e dytë tek ai me miell dhe përziejini bashkë me një spatul gome deri sa të jetë bërë e njëtrajtshme. Hidhni brenda qershitë. Ndajeni më pas brumin në vendin e kifleve dhe hidhuni sipër granolën që të jetë gjysmë e mbuluar. Piqini deri sa maja e një thike shumë të mprehtë të hyjë e të dalë nga qendra e pastër, pa brumë. Do të duhen 15-20 minuta. Lërini kifletë të ftohen përreth 10 minuta para se t’i hiqni nga tava. Nëse e keni lyern tavën, përdorni një thikë të hollë përreth çdo kifleje për ta hequr.

Shërbejini të ngrohtë ose në temperaturë dhome./Gazeta Sinjali/