Në disa pamje të publikuara shihen disa persona të maskuar, të veshur me të bardhë dhe me një arsenal armësh, teksa po vrasin njerëzit në qytetin e Vjenës, shkuan Gazeta Sinjali.
Në një video shihet se si sulmuesi vret pa iu dridhur qerpiku një person.
Aty shihet edhe një grua që largohet nga vendi i ngjarjes, pak para se sulmuesi të arrijë.
Deri tani janë raportuar të paktën 7 viktima të këtij sulmi, derisa besohet se janë edhe shumë të tjerë të plagosur.
Ministri i Punëve të Brendshme në Austri tha në ORF TV se ky po besohet se është një sulm terrorist, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/