image Sulmuesi në Ohio vrau edhe motrën e tij, publikohen emrat

Botë

Sulmuesi në Ohio vrau edhe motrën e tij, publikohen emrat

news image

Policia në Ohio ka publikuar emrat e nëntë viktimave të masakrës në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Gjashtë ishin afrikano-amerikanë dhe tre ishin të racës së bardhë. Ata ishin të moshave të ndryshme dhe përfshinin burra e gra.

Motra e sulmuesit Megan Betts, 22 vjeçare, është në mesin e të vrarëve.

Autoritetet thanë se sulmi ka filluar rreth orës 1:22 të mëngjesit, si dhe 16 persona të tjerë janë dërguar për trajtim pas plagëve të marra.

Sulmi në Ohio erdhi disa orë pas sulmit në El Paso të Teksasit, ku një person 21 vjecar me pushkë la të vdekur 20 persona dhe dhjetëra të plagosur.